Çaste poetike me poeten;-Halime MUSA

DASMA E LUFTËS
——————————–
Nisëm dasmën për t’u martuar,
Ftuam miq dhe farefisin për të festuar.
Aty krisi pushka, jo për t’u gëzuar,
Por krisma pushkësh për të luftuar.
Krushqit hynë në oborr me daulle dhe dajre,
Shqiponja kishte hapur flatrat në flamur.
Dola bashkë me krushqit, u prija valleve,
Isha krenare, u bëra nusja e maleve.
Dasmoret e filluan vallen shqiptare,
Me flamur dhe tradita kombëtare.
Krushqit me trima i kam pas në histori,
Ushtria çlirimtare që valles mi kanë pri.
Duvaku i nuses u ngrit në bajrak,
Ishte i bardhë, u ngjyros i kuq me gjak.
U bëra nuse me dasmën legjendare,
Në vend të kurorëzimit, më shkruan emrin në lapidare.
/QendraPress.com/