Çaste poetike me poeten:-Hatixhe Çollaku ADEMAJ

Një copëz Diell
——————————
Është i imi,
më besoni.
E kam në shpirt, më mban në jetë.
Erdhi tek unë me të lindur,
tek unë do t’rri —
gjersa n’trup, shpirt do të ketë.
Bëra të pamundurën ndezur ta mbaja,
errësira mos ta kaploj.
Do ta mbaj sa të kem frymë,
e pastaj do ta lë të shkojë…
Por në mua u shumëfishua,
se isha nanë — këtë mision kisha:
gjeneratave zjarrin gjallë t’ua mbaja.
S’kish rëndësi
kush, si e çfarë isha.
/QendraPress/