Çaste poetike me poeten ;Hava Shabanaj
Sonte
—————–
Sonte po ndihem sikur po fluturoj.
Qielli më duket shumë afër meje
Sa lehtë ngjitem atje e sikur e kap me dorë.
Kur brenda zemrës ka ardhur një vello hareje.
Sonte po ndihem se hënën e preka
E po ma bën drita natën që terron.
Zgjuar po e pres të më ngrohë rrezja
Qe drita e saj rrugën time ndriçon.
Sonte po i numëroj yjet një nga një në male
Si yll jam bërë edhe unë, më besoni!
Shikoj Rrugën e Qumështit si spirale e madhe
Ashtu siç bën dritë ky univers, kjo galaktikë.
Sonte më lini kështu një çast në qetësi!
Ta përjetoj këtë gëzim të papërshkruar
Jo çdo herë që ngjitesh në lartësi
Dhe e tërë bota para teje është afruar
Sonte jam yll.
Sonte jam hënë.
Sonte jam zonjë e rëndë.