Çaste poetike me poeten ;Havë Shabanaj

Sërish vjen Marsi

—————————–

Prek aromën e luleve në liri

E flladi me lehtësi shpërndan aromën

Për trimat e kombit kam nostalgji

Për gjakun e kuq që njomi tokën.

Marsi vërtet më sjell nostalgji

Është Marsi i Ademi Jasharit.

Prekazin e Reçakun larë me gjak

E trimat që luftuan tek ngjitur në mal.

Më kujton dëshmorët e lirisë

Fëmijët që i këputi egërsisht vdekja.

Në varrezat e pavdekësisë.

Një betim përcillet në breza.

Ranë trimat një e nga një në shkrepa

Në beteja ku lindën filizë për liri.

Askush s’u kthye nga beteja

Për Kosovën e bënë betimin e ri.

Sa herë në jetë ata i kujtoj

Emrat ua përmendë gjithmonë

Mentor, Menderes, Menhend.

Sa mall kam kur me fëmijët lule u dhuroj.

Emrat tuaj do t’i shkruaj kudo.

Në gur do t’i gdhend me pasion.

E libra për ju do të shkruaj

Mentor, Menhend e Menderes.

Ah, Marsi, ky muaj plot emocion!

02/03/2022