Çaste poetike me poeten:-Hidajete HASANI
SONTE
——————
Edhe Hëna u nusërua
Edhe yjet plot si lule borë
Jeta ma fali edhe një dhuratë
Me flatrat e shpirtit ti vije
E bekuar që të prita…
Jam kaq e mbushur me zjarr
Që kërcej pa muzikë…
Ky është moment i çmuar
Ditëlindja me radhë
E gjithë bota në krahët. e mi
Kaq e bekuar për të festuar
Një vit tjetër.
/www.QendraPress.com/