Çaste poetike me poeten:-Hidajete HASANI

Diku larg…
——————
Në një cep bote
Frymonte ndryshe
Flladi , bari, lulet
Varka në liqen
Formonte tinguj
Dhe serenada
dëgjohej larg…
Këtu ajri i pastër
Varfëron doktorët
Njeri këtu
jeton më gjatë
POR …
Atje ku të lash
Pres të vij sërish
Vendi im
Ku nisa gjithçka
Vargu të kthen
gjithmonë pas…
Këta tinguj që i dëgjojë
Atje i mësova
Tinguj janë zhurmë
Veç dashuria bën melodi
E ndërkohë kthehem këtu
Bota bëhet e jotja
E ti zotëron gjithçka.
/QendraPress/