Çaste poetike me poeten;-Hyrë H, FAZLIJA

Pikturoje detin…

——————————

Preke!

Djerësinë?

Si është?

I vakët?

Ç’shije ka?

Mbase si loti.

Pra, bëji një pikturë.

Ja, kufizoje me pakufi shikimi.

Atje, në tejbreg,

një imazh kapërdinë miljet,

çanë baticat me gjysmë fryme

për tek hija në pritje…

Zbrite diellin, pingul mbi kaltërsinë,

n’mjegullim shikimi,

pikturo, mbase një lot,

ngatërruar pamumdësisë për ta fshirë…

Jepi një dorë ngjyrë thellësisë së detit të ftohtë,

ku mijëra gjallesa jetojnë,

gjithmonë të paterura…

Piktura më e bukur duket,

kur Dielli pret Hënën,

aty ku ndahet Toka me Detin.

Është çasti më i bukur i ditënatës, n’aromë deti.

060925,

/QendraPress/