Çaste poetike me poeten;- Hyrë H. FAZLIJA

Nata…
——————
Zmadhon sytë,
lodhur n’shikimin,
që zbehur gjakoset muzgut,
kufirit t’qiellit…
Nata… Hyn errësirës,
e n’sosje t’ditës,
perëndon kuqshëm,
përtej pritjes, n’grusht ëndrrash…
Nata…Fshihet grykës,
ku fryma e marrur,
nxjerr aromën e luledeleve,
mbirë n’cepin e buzëve.
(Erë pranvere, n’krah dallëndysheje…)
Nata…Më flet me gjuhën e heshtjes;
Erdha të të përkëdhelë;
Të të veneroj, ma ka ënda;
Të të gëlqeros muret e shpirtit, mjaltë hojesh…
Por…
Nata…fle e vetme,
ndrydhur kujtimeve,
varur n’qafë xhelozinë:
Si nuk është ditë, nata?!
Do ta trembte mendimin.
/QendraPress/