Çaste poetike me poeten;-Hyrije JUSUFI

BRENDA KOHËS SĒ VJEDHUR
————————————-
Bletë do të doja të isha
Të mbledh nektar lulesh
Livadheve të blerta si flutura
E yll në qiell me dëshirë ngjitem
Për ta bërë mjaltin me sy dritësimi
As pse po vuaj as e dashuruar
Por s’di pse ende ndiej për ty
Në mëngjesin e sotëm, isha çuar peshë
Pa vend të pamundurën kërkoja
Dita s’ka rend të sjellë nëpër pista të largëta
Në memorien e grisur
Dje vërshoi lumi mori çfarë pa me veti
Edhe lulet e livadhit tim i vodhi
Veç kujtimet në shpirt nuk m’i gjeti
Ato strukur në sirtarë ndryrë kohësh
Gjymtyrët në fjalë i shkriva shkronjash
Në gjuhën e shkelur nga dhimbje dashurie
Lëkurën rimë u shtrova në melodi të bukur
Gërshetuar në çelës zemrash
I ngujova diku në kështjellën e fundosur fati
Në të mjerën kuti shpirti
Në ndjenjën time copëtuar veç pak more
Të gjitha mbetën të virgjëra
Do t’i prekesh, merri shihi – ja ku i ke
Si mali me borë, akullnajë braktisur
Udhën tënde nuk e mbylla, qit hapat një nga një
Deri në të fundit natë
Por koha drejt së vërtetës ka gënjeshtrën
Për bri ti i vodhe ëndrrën
Shqiponjë që thera qiellin dhe fundin e detit e njoha,
Kur isha me ty
Brenda zemrës shkrova histori tjera
Dhe kjo s’do kokë filozofi
Në dhembje gjëmon ky shpirt
Seç shkrihen psherëtimat e derdhura
Eshtrat në mall thyhen
E në bohçe kohërash palosur ky trishtimi im
Një ditë do të zgjidhen vallë plakat e djegura
Nën takat e shtypura jetë
Kohë akujsh e ngrica loti i serviret dikuj
Dikujt në qiellin e zbrazët pa dritë
Mos ec drejt lako edhe udhë mbase të jepet ëmbëlsirë
Në ketë botë
Brenda shpirtit ma vodhën kohën
E në vuajtje mbeti kjo zemër ime
Nuk i ha dot ato bakllava të përziera me ndyrësi
Në tryeza pa vlera!
/QendraPress/