Çaste poetike me poeten; Igball Brava KRIVANJEVA

“Jo, jo ,nuk vdesin kurrrë Jasharët!”

————————————————

Epopeja Jashari

Ai lartësohet atje në Prekaz

me 58 pjesëtarët e familjes së tij…

I shndërruar në dritë

Adem Jashar katakomb,

Kryekomandanti hero..

Ai e dëshironte

mbi gjithçka lirinë,

Ai e dëshironte Kosovën

vetëm të lirë..

Vetëm krisma e pushkës

mund ta çlirojë Kosovën,

ishte ideja e tij rreze diell

Trimëria- guximi, heroizmi

dhe atdhedashuria:

kuarteti i fitores i Adem kryetrimit.

Ai u ngrit me forcën e tij të madhe

Dhe oshëtimat patriotike

transmetoheshin

në çdo pjesë toke kosovare..

Beteja e parë e Adem Jasharit

në atë funddhjetori të vitit 1991

tregoi kush ishte,

kur shpërtheu rrethimin e organizuar

nga forcat e sigurimit serbosllav,

që kërkonin dorëzimin e tij

të pakushtëzuar..

Por, a mund të dorëzohej Ademi

me shokët e tij?

A mund?..

E shpërtheu rrethimin..

Aksionet e organizuara

ndaj armikut serb katil

I intesifikoi në kulm..

Adem Jashari Kryetrim..

E ngriti lart personalitetin e tij

me zgjuarsi dhe trimëri..

Në tokën arbërore

zgjoi vetëdijen popullore..

Objektivi armik

mbeti shtëpia e Jasharajve..

heroikja kullë..

Dhe sulmi përsëritej e përsëritej..

Të merrej me çdo mënyrë..

Atë ditë acari të 22 janarit,

dimrit 1998,

Kjo kullë e Jasharëve në Prekaz,

përballon heroikisht sulmin ..

Armiqtë ta merrnin, nuk mundnin!

A mund të thyheshin Jasharajt,

a mund të mposhteshin kështjellarët?

Ç’kullë legjendë, kjo kullë e Jasharëve!

Tradita luftarake e të parëve!

Dhe ditari flet: 5 marsi 1998

Mbi të egërsirë: anatema dhe tërbimi…

I paepur i kullës përballimi!

Forcat serbe me mllef të madh e rrethuan:

Transportues të blinduar, artileri,

Mizëri trupash përr ballë një kulle..

Ç’farë qëndrese, veç koha e di!

Ky sulm ogurzi 3 ditë e dy netë zgjati

Breshëri të shtënash,

mortajash, gaz lotsjellës.. zmbrapsi

Rezistencë heroike e Jasharëve,

Por një predhë goditi rëndë

në çati të kullës…

Në një dhomë të vetme,

ku ishin përqendruar Jasharët

U vranë një numër i madh heroikësh..

Bombardime të vijueshme..

Së fundi, në orën Ora e 52 të,

Forcat e shkaut hynë në shtëpi…

Adem Jashar trimi me 58 trima

të breznive të ndryshme u vranë,

Midis tyre 18 gra ,10 fëmijë

nën moshën 16 vjeçare..

Dallëndyshet transmetuan trimërinë.

Ç’ trimëri!

Ç’ turp për shkaun,

ç’turp historik!

Qëllimi armik ishte:

Asnjë të mbijetuar,

por mbijetoi Besjana,

për të dëshmuar

heroizmin e Jasharëve..

Trimëria e Jasharëve çoi në vdekje

69 pjesëtarë të ushtrisë

dhe policisë serbe kundërshtare…

Në Prekaz u lartësua kurora e lavdisë,

Adem Jashari qendisi me heroizëm lirinë..

Vetëm 43 vjeç ishte heroi,

Kryekomandanti i ushtrisë

kur mbylli heroikisht sytë..

Adem Jashari

sakrilegji i heroizmit

Shndërrim në simbol

pavarësie i Dardanisë…

Mbi bluza nënshkrimi ” Bac u krye “

Ndriti atë ditë 17 shkurti

të vitit 2008 të kryeveprës,

Kur toka kosovare,

pas kaq shekujsh fitonte pavarësinë ..

Kaq vite kanë kaluar, qysh atëherë

Dhe sot Adem Jashari flet nga statuja,

Flet nga Monumenti…

Çfarë zë ka drita,

Sa trime u tregua dhe vetë kulla,

Ç’sakrilegj pati Lufta e këtij katakombi!

Heroizmi i tij, i luftëtarëve të tjerë,

Shkruar germëartë në historinë e Kombit…

Atje në Prekaz varret e trimave..

Ndrijnë..

Atje në Prekaz lindën prapë të rënët..

Si lule të bukura

që ngjani si dy pika uji me të parët

Besjana, e vetmja kronikane

dëshmon historinë…

” Jo, jo,nuk vdesin kurrë Jasharët”

Mars ..(@I)

/www.QendraPress.com/