Çaste poetike me poeten:-Igball Brava KRIVANJEVA

JU RRËFEVA
————————
Ju rrëfeva dheut e desha të jetë i lirë
Ju rrëfeva nënës që m’i fali ëndrrat e bukura.
Djepit ku u rrita si margaritar e lirisë
Lules së trëndafilit ku qëndron flutura..
Ju rrëfeva.
Dëshmorëve që dhanë jetën për lirinë..
Që guxuan aq shumë në beteja të forta
Në secilin fjalë e në çdo urim.
Solla gjithë shpresat që ka bota..
Ju fala fytyrave të shtrenjta çlirimtare..
Për gjuhën time që më bën kaq krenare.
E në gjunjë u ula pranë flamurit.
E putha me buzët që digjshin si flakë.
Do t’ i falem kohës së bukur
Kur të gjithë do mësojmë të njëjtën abetare .
E do të mbajmë si mollë të ardhmen.
– Igball( Bali ) Krivanjeva –
08 . 12 . 2025
/QendraPress/