Çaste poetike me poeten;-Igball Brava KRIVANJEVA

Le ta ngrëmë ndjenjën ,

———————————

në kupë të Qiejve…

Le të trokasin sot gotat,

sikur “trokasin” vetë zemrat..

Le të shpërfhejnë

këngët e dashurisë ,

Le të rrjedhin ndjenjat,

si gurra me ujë të pastër,

Le të shikojmë

njëri – tjetrin në sy,

Me zjarr të flakë,

Duke guxuar e thënë

ato fjalët magjike ” Të dua !”..

Këto fjalë shndrijnë sytë,

Këto fjalë afrojnë buzët ,

Këto fjalë ngrejnë

në qiell zemrat…

Në ritmin e duhur të kohës ,

Le të falim,

sa më shumë dashuri,

Ta bëjmë jetën

me të vërtetë të bukur,

Le të sjellë koha

sa më shumë lumturimë …

Le të zgjerohen kurorat,

Duhet të rikëmbet

kjo tokë e shqiponjave…

Dhe sot nga kjo ditë

e Shën Valentinit,

le të nisim

të ardhmen e cicërimave…

Sot, o njerëz

është dita e zemrave ,

dita e shpirtit …

Gëzuar!

Le ta ngrëmë ndjenjën,

në kupë të Qiejve…

/QendraPress/