Çaste poetike me poeten;-Igball Brava KRIVANJEVA

Shpresa e ardhmërisë

—————————-

Grua, je zëri i shpresës,

E forta e fortësisë,

Guximshmëria e Globit,

Sjellësja e ardhmërisë …

E flak tutje vetminë,

Duke u kthyer në heroinë,

Kryefjalë ke energjinë

E fortë në trup e shpirt!…

Ti je prodhim dashurish,

Ti je kaq magjike ,

Se je krijesë Zoti ,

Bukuri, kryebukurie! …

Me ty Globi lind,

Me ty Globi buzëqesh ,

Pa ty Globi qan.

Pa ty Globi vdes!…

Igballe . (Bali ) Mars ..

/QendraPress/