Çaste poetike me poeten; Igball Brava KRIVANJEVA
Le t’i gjallërojmë kurorat…
————————————–
Shfaqem, kur ka dritë,
kur ka diell,…
Mirësi në shpirt,
e në zemër përcjell te ju…
Më ka pëlqyer gjithmonë,
rrezja e ngrohtë e diellit,
t’i them gjërat ,
ashtu sikundër i
ndjej lirshëm…
Flak tutje drithërimet,
Trishtimet poashtu.
E pëlqej dhe hijeshinë që
përcjell hëna
Edhe harkun e Ylberit
e pëlqej.
Kur formon atë hark
aq të bukur shumëngjyrësh.
Kështu do të ketë ngjyrë
dhe bota jonë shpirtërore.
E pse të mos jemi të
gjithë ylber ,
e pse jo dhe diej të vegjël,
të ngrohin e të ndritim
të ardhmen tonë dhe të
fëmijëve…
Dhe nga shpirti im shpërthen :
” Le t’i gjallërojnë kurorat !…”
/www.QendraPress.com/