Çaste poetike me poeten;- Igball Brava KRIVANJEVA
Stinët e mia
———————–
Askush të mos më gjykojë për stinët ..
Askush.
I kam brenda vetes të gjithë
dhe shiun..
dhe breshërinë..
dhe dëborën që dorën ta skuq.
Askush të mos më gjykojë për dashurinë
kur ulem te një lule…
kur puth gurët e vendlindjes sime..
kur marr dhuratën më të mirë..
kur i hedh lypësit një kartëmonedhë ,
një burri që më deh me violinë .!
Askush të mos më vrasë kohën që shkon…
kur mbjell një fidan molle në baçe..
Kur mbledh për nënën ca manushaqe
kur vargëzoj dhe në natën në errësirë
kur bëhem mikeshë me vetminë….!
Askush
/www.QendraPress.com/