Çaste poetike me poeten;-Indira Avdyl HOXHA

Nuk është fajtor askush

—————————

Isha mirë me shëndet, plot dritë në sy,

Por ma ndalën diellin, më lanë në shi.

 U shtriva për tokë, me shpirtin në dhimbje,

Kërkova paqe, e gjeta në heshtje.

Fjalë andej e kendej, si era kaluan,

Të gjitha plagët brenda m’u mbuluan.

S’munda me fol, veç shikova lart,

Në qiellin që hesht, por kurrë s’është larg.

Nuk është fajtor askush, as ti, as unë,

Jetën s’e ndal, s’e rrotullon njeriu.

Ka çaste kur Zoti të merr për provë,

Për me të mësu dashurinë me besë e hov.

Në fund, Zoti i madh t’i dërgon dritat,

Njerëzit e mirë që ngjallin shpresat.

 Ai ta sjell dikë që vërtet të ngre,

Që t’bën me buzëqesh, që t’mban për ne.

Atëherë e kupton se jeta s’është dënim,

Se çdo lot ka një fshehtësi në shpirtin tim.

 Të gjitha bien, por dashuria ngrihet,

Si lulja n’gur që përsëri shpërthen.

 E ndiej tani, nuk ka faj askush,

 Fajin e mbaj vetë, me shpirt e guxim.

Se njeriu s’mëson prej fjalëve të botës,

 Po prej plagëve që shëron me kohën.

Në heshtje fal, në heshtje falënderoj,

Për gjithçka që humba, e për atë që kam sot.

Zoti e di, çdo dhimbje që s’e thash,

Ai ma ktheu në dritë, në dashuri e paqë.

/QendraPress/