Çaste poetike me poeten ; Irena BIDA

Dashuri ,që nuk perëndon…
—————————————
Sa herë vij tek Ti Korça ime ,
malli djeg , mbetet i pashuar .
Të shoh zonjë të bukur ,
nuse e nusëruar.
Mbrëmjeve mahnitshëm
,me drita neon ndriçuar.
Dashuri , bekim prej Perëndie .
Tek Ti ndjeva të ngrohta ledhatime,
nga e shtrenjta nëna ime.
Ndjeva dhimbje, lëndime e gëzime .
Tek Ti hodha hapin e parë .
Fola shqip fjalët babë , nënë .
Dashuritë e mëdha ndjeu zemra ime .
Bukuri i dhanë shpirtit tim .
Ti je magji, që çmend,
O i ëmbël vend.
Perëndeshë ,
që të le pa mend.
Të hijeshon Morava ,
kryqi i shenjt.
Bukuritë magjepse në trupin tënd.
Në rrugicat me kalldrëm,
mbushur trëndafila, erë jargavan ,
serenatat ëmbël , pafund kënduam.
Birrën e ftohtë tek Panda provuam .
Dashuri e parë, kurrë nuk u harrua.
Me ty Korçë fort dashuruar .
Dashuri, që nuk perëndon.
Aromë bliri ngado kundërmon.
/QendraPress.com/