Çaste poetike me poeten;-Irena HOXHA

LËNGON VATANI
——————————-
S’besoj më në drejtësi,
se shikoj as me dylbi!
Besa që në këmbë të mban,
ka mbetur, si shtëpia pa tavan!
Vijnë e shkojnë ambasador,
por të shtypin si zetor!
Jo, s’pyesin për Shqipërinë,
veç duan që ti vendosin minë!
Kanë gjetur përshtatshmëri,
dhe kanë rënë në ujdi,
shtruar sofrat me raki,
bëjnë pazar për Shqipëri!
Lugën në pilaf kanë gjetur,
se vendi pa atdhetar ka mbetur!
Ikën dhe u shpërndanë,
dhe lanë të lëngoi vatanë!
Lëkundeshin kujtimet si lavjersi i orës,
tik-taket e zemrës gufonin, si zogu në shi!
Dhe lotët rridhnin si një ujavarë,
bashkoheshin buzëve,
e përthitheshin nga të dy!
/QendraPress/