Çaste poetike me poeten :Jonida SheholliNË VARG TË ÇOJ LAVD

————————————-

Në dollape të komodinës, flamujt palë-palë, paluar

Në të parin është ai Kuqezi, përballës shekujsh e betejave

Në të dytin, flamuri i Dardanisë, që nisë si në të valuar

Në të tretin, flamuri i yjeve, që ju doli mbanë hienave

Në komodinën time të lyer me gjak e flijimesh të motit

Moçmuar nga rudhat e atdheut të sakatosur

Më ngjyros tenin e fytyrës, flamuri i Gjergj Kastriotit

Në sytë e mi, yjet flakërojnë ringjalljen në tokën e sosur

Në tokën e shenjtë krenare, në këtë truall të lavdisë

Pushka, plisi e parzmorja tash qëndrojnë në odë

Kosova e besës dhe traditës, ruan raportet e miqësisë

Atë që i shporri çizmet armikut, e urojmë ne sot

Amerikë e lartësuar, emri më i madh i Demokracisë

E gëzofsh përherë, Amerikë, jetën e shenjtëruar

Ti Amerikë e bardhë, e para në ballë të njerëzisë

Ti superfuqi botërore, vulë historie, ti zë i kulluar

Aleatja jonë e madhe, si anteu, mbi ne zbriti

Kthetrat i hoqi Arbërisë, surratin i dogji çetnikut

Amerikë, ti nderi ynë, në ngjyrat tua, hyji ndriti

Në shpëtove, na bëre Zot, çrrënjose farën e armikut

Amerikë, qofsh bekuar, të bekoftë ty Perëndia Të uroj Pavarësinë, mirënjohje të përcjell nga la