Çaste poetike me poeten:-Katerina BARBIERI

Muzës time
———————-
Me ty fle un në shtrat ëndërrash,
se shpirtin m’stolis me metaforë,
në krah fluturash ti rendesh,
dhe me vargjet thur kurorë
Ti më deh si verë e kuqe,
ndaj tek ti zë e përhumbem,
port-hyjnore, ca burbuqe,
muzgut t’ngrysur ,nuk lëkundem
Ti mi heq prangat e shpirtit,
dhe e kthen në zog të lirë,
më jep forcën e Jesu Krishtit,
fluturoj ,pa frikë në hapësirë
Një gjerdan me andrelinë
shtruar gjirit gjithë lezet,
kohët thinjen, ikin-vijnë,
muza derdhet bardhë mbi fletë !
/QendraPress/