Çaste poetike me poeten:-Katerina BERBIERI

Tinguj shprese
—————————-
E shtrir në vozën e jetës,
e lig me hap kusar,
këmbë-kryq e papërtesë,
kjo vetmia ziliqare
Në shpirtin qelq të thyer ,
plot nostalgji e mall,
me manikyr thonjtë përlyer,
dhe vrullin nuk e ndal
Ca tinguj të brishte vjeshte,
frymojn si nimfë e nëmë,
gjymtuar ëndërra heshte ,
kësaj nate gjysmë hën
Vetmisë shurdh-memece,
tinguj-malli në harresë,
dhe natës hije-mistrece,
flakë-shprese dita ndez!
Katerina Veizaj 30.10.2025 Italy
,/QendraPress/