Çaste poetike me poeten;-Katiola KAROLI

Në shi

———————

Mbrëmja zbriti si gjithmonë,

hapat i nxitova për t’u larguar,

i dehur pa vënë gotë në buzë,

zemër mendime, shpirt trazuar.

Përpëliten mendimet në trurin që zien,

era frynte si shtrigë e tërbuar.

Nxitoja në këtë natë të çmendur,

hapat nxitimthi, kuturu për t’u larguar.

Ethet e zjarrit të dashurisë—

as vetë nuk e di kush i ngriu.

Fajtor ndoshta unë, apo ti?

Ndoshta nata, apo ky dreq shiu?

Ecja me hapa të nxituar,

mendimet garonin, s’i ndalja dot.

Qielli në ekstazë nga shiu i çmendur,

syri s’kishte fuqi të derdhte lot.

/www.QendraPress.com/