Çaste poetike me poeten;- Katiola KAROLI

Nuk munda dot!
——————–
Zemrën nuk e kyça unë dot.
Edhe pse shpirtin e kisha të mbytur.
Një det me dhimbje,një det me lot
Sërish zemrën nuk e kyça dot.
E pangjyrë dhimbja,i pangjyrët malli
Si lot i ngrirë nën qerpikun e zi.
Nuk munda dot ta kyçja zemrën
Se brenda saj kishe mbetur ti…
Një botë pa fjalë lamë pas.
Një tymnajë të hirtë thashethemesh.
E çmendur qenka vërtet dashuria
Ndërtuar prej puthjesh edhe dhembjesh.
/QendraPress.com/