Çaste poetike me poeten: Kimete Osmani Beqiri
Vendlindje e bekuar
——————————–
Ditët, javët veçohën
Sa me përzemërsi çmohën
Vendlindje e bekuar
Sa shumë më ke munguar.
Sprova pa limit, ka jeta
Nuk tretët, e vërteta
Gëzofshim përherë mirësinë
Pohon me krenari, në vendlindje ndjej mrekullinë.
Zemra dhe mendja, jo rastësisht pajtohën me lehtësi
Nuk ka si me vendlindjën, në veçanti
Familja është e shenjtë, nga Zoti gëzojmë bekimin
Dashuria merr primatin, shkëlqim për kujtimin.
Vallë a do të vij, ishte motoja ime
Tani që jam këtu, ilaç për zemrën time
I gëzohem faktit, vendlindje e bekuar
Faleminderit Zot, dëshirat një nga një nuk kanë të mbaruar.