Çaste poetike me poeten:-Klara SHEHU

Baladë
————————
“The Thorn Birds”
Në skaj të botës, ku dielli digjet.
Ku era uturin mbi dhé e gjemba.
Një zog i vogël, me përkëdhelje rritet.
Me dashuri në shpirt dhe me plot ëndrra.
Nuk dëshiron strehë të ngrohtë.
Fole të artë të jetoj pa brenga.
Por shkon ku gjembi është i fortë.
Atje ku është vdekja, atje është kënga.
Atë gjemb të ashpër kur e gjen.
Që pret si heshtë në ajër të thatë.
Ai nuk trembet e krahët nuk kthen.
Këndon me zë që shpërthen në flakë.
Ai këndon si kurrë s’ka kënduar.
Me fyt të çarë me zemër trazuar.
Për dashurinë që e kish mrekulluar.
I këndon dashurisë që kish guxuar.
Yjet e vështrojnë me shpirt duruar.
Për këngën përkulet qielli i mekur.
Se vetëm një herë, në jetën e dhuruar.
Zogu i ferrës këndon duke vdekur.
Largohet nga jeta e një legjendë krijohet.
Një këngë në zemrat njerëzore gjëmon.
Një kujtim që s’fshihet e kudo dëgjohet.
Dashurinë e shpirtit, legjenda kujton.
/QendraPress/