Çaste poetike me poeten: Korça BIBJANI                

Shtegut të ëndërrave

———————————–

Natë e ndezur nga yjet..

Një yshtje ëndrrash

Plazh i shkretuar

Prek skajet e largëta ,

duke numëruar dallgët

mes largimit dhe përngjizjes,

që është bërë një dritë ekstravagante,

sa pulsime të shpejta

kanë kaluar….

Mëngjesi do të agojë sërish,

e dielli do të shkëlqejë

në ujin e thellë blu..

Ti hyre shtegut të ëndrrave…

Përhumbur shikimit tënd të butë të thashë:

“do të mbroj nga kthetrat e hidhërimit,

e do të të mësoj

si të buzëqeshësh

përgjithmonë!”

E di që je lënduar,

por lër dëlirësinë time

të ngjisë pjesët e thyera

Lejo shpirtin tim të ndezë

flakë të reja jete.

Le të jetë kujdesi im

streha jote e sigurt

dhe streha e dashurisë

/wwww.qendrapress.com/