Çaste poetike me poeten;-Krishtina Ndoci TINA

E vetmja pafajësi

———————-

Mendoj ! Sa shpejt mu zhduke moj fëmijëri,

si tym cigareje qê përdridhet e zhduket n’errësirë,

kthej kokën pas,dua të të shoh në largësi,

të të prek vetëm pak,sonte paskam dëshirë.

Në gjurmët e tua seç ndjej disa aroma mirësie,

të ëmbla,të shijshme dhe po aq të paarritshme,

si një kujtesë,që fare jashtë çdo mundësie,

refuzon të fiket,kërkon vetëm

të jetë e ndritshme.

Zgjas duart t’mbaj mjegullën e pranisë tënde,

por ajo më rrëshqet nëpër gishta gjithandej,

a thua vallë ke harruar se në mua ti u gdhënde,

a nuk më kupton se akoma në lëkurë të ndjej?

Mendimet smë lënë,sonte lart më fluturojnë ,

derdhen,humbin formë por përsëri m’kthehen,

si spirale të të pathënave ato më ngacmojnë,

më gërrmojnë e në shpirtin tim,thellë fshehen.

Eh fëmijëri,si tym cigareje je, zjarr kalimtar,

momente që ngrohin për deri sa të zgjasin,

boshllek që mbetet ndezur bash si një pishtar,

deri sa shkëndijat e fundit të tij,të pëlcasin.

Megjithatë,në këtë mjegull të derdhur kujtimesh,

të të kujtoj gjatë,ka mjaftushëm shkëndija e mirësi,

sepse,ti ke hedhur rrënjë në mua e aty shtrihesh

dhe unë do të ruaj në kujtesë,si e vetmja pafajësi.

/QendraPress/