Çaste poetike me poeten :Kristina Ndoci TINA

E pashkruara letër në vargje.

——————————————-

Sot këto vargje për ty jam duke i shkruar,

nga zemra ti dërgoj si e pashkruar letër,

skam gjetur kohë se shumë kam menduar,

diçka kështu për ty o dashuri e vjetër.

Ndofta jo kohë por thjesht skam dashur,

ndjenjat për të dy deri tani unë ti ngacmoj,

më fal por dua sot të të flas krejt hapur,

di vetëm se shumë më mungon e dot s të harroj.

Atë ditë kur nga unë u largove në heshtje,

me hapa të shpejtë para shumë vitesh,

kokën pas se ktheve e ike pa përshëndetje,

ndofta për të mos lënë mes nesh plagë dhimbjesh.

Aman të betohem aspak nuk ja ke arritur,

ike aq larg apo ndoshta ashtu mu duk,

mua nga kjo anë sepse ku je,jo se kam ditur,

por malli në mua zuri vend butë si pambuk.

Por ndonjëherë mendoj se je këtu afër,në zemër,

s’të kam shkruar por ndofta letra ke marrë shumë,

ndaj dua këto vargje në adresë pa emër,

mbase do i lexosh e në ty do lenë gjurmë.

Ndërsa po shkruaj ndjej një valë ftohëse,

largësia si foto e vjetër ne na ka zbehur,

por kurrë sdo më zhduket nga kujtesa ndonëse,

në vite kjo brengë në shpirt më është mbledhur.

Kjo letër në vargje ndofta sdo arrijë tek ti,

sepse nuk di në cilën adresë ta dërgoj,

por dhe sikur të mbërrijë sa sa vlen nuk e di,

ndofta më ke harruar e shumë unë kërkoj.

Por dua të nisem të mbërrijmë në banesë,

me apo pa dëshirë të trokasim të hyjmë,

sa dua të takohemi tek porta pa adresë,

dhe në porta mos u haptë ne do ta shtyjmë.

Ndofta ne do të takohemi ndofta dhe jo kurrë,

nuk di si do të gjej mes njerëzve të shumtë,

por di se në kërkim unë do të lë gjurmë,

e do të gjej një ditë,për këtë jam e sigurt.

Ndofta dhe ti më kërkon e smë gjen dot,

them ndofta se e ardhmja është e pasigurt,

dhe e çuditshme vërtet është kjo botë,

ka shumë surpriza,jeta është tepër e shkurtë.

E ardhmja nuk shihet dhe ka gropa ndriçuese,

ku drita ndizet vetëm kur të biem brenda,

më duhet të ndjek unë vetëm vizat drejtuese,

e jo si një e verbër të vrapoj si ma ka ënda..

Më duhet kujdes se bie në gropat e gabuara,

pastaj nuk do të di si mund të kthehem,

po ku mund ta di se cila është e duhura,

kam shumë frikë e ta dish

sa keq unë ndjehem.

E ardhmja nuk pritet e as nuk dëshirohet,

ajo është aq shumë larg dhe afër njëherësh,

duhet patjetër të nisemi drejt saj,nuk ëndërrohet,

vendimet e marra aspak

s duhet ti ndërpresësh .

Të lutem i dashur nëse këtë poezi do lexosh,

kupto ndjenjën që dikush aq shumë të do,

jam e bindur se mua patjetër do të më besosh,

këtu do gjesh veten ndaj disi Ti më ngushëllo.

/www.QendraPress.com/