Çaste poetike me poeten;-Kumrie Avdyl SHALA

MOS MERRNI YRYSH

————————————

Njerëzit e mirë ikin si era,

Të lajnë me sy hapun,

me gjembat tu e therra.

Sëríten, vrojtojnë e rrijnë në një anë,

Heshtin e nuk lëshojnë piskamë.

Ata që kanë shpirt katran,

Gojë e zemër t’helmatisur,

Nga pleshti mundohen të nxjerrin tlyen.

Marrin yrysh nëpër sokaqe,

Duke fyer e sha çdo kënd.

Me këmbë t’shkelmojnë,

me brryla t’mëshojnë.

E samarit shkop i bínë,

fajin aty kërkojnë.

Mos rropatni kot,

Vikam mos lëshoni,

Ndaluni.

Nga pleshti tlyen s’un nxjerrni,

Se u sosen gënjeshtratë.

As tingllima nuk ka më,

Mos u mertheni.

Piskamë mos lëshoni se,

Njerëzit e mirë përreth i keni.

Hiqni thumbimet,

Mos merrni yrysh si dërri n’akull,

Se durimi dikur soset,

E do t’mbeteni keq pa ta,

Një ditë të bukur vere!

Pastaj kthim prapa nuk ka,

Mos merrni yrysh e virona.

/QendraPress/