Çaste poetike me poeten;- K𝐥𝐞𝐣𝐝𝐚 𝐏LANGARICA

𝐓𝐑𝐈𝐏𝐓𝐈𝐊 – 𝐏𝐄𝐑 𝐇𝐔𝐌𝐁𝐉𝐄𝐍 𝐃𝐇𝐄 𝐏𝐑𝐈𝐓𝐉𝐄𝐍…
***
Sa lodhshëm më rënduakan humbjet!
Më kot i quajnë zbrazëti
Mantel dëbore që po m’i thyen supet
Mbeta amalgamë pritjesh…
***
Do shumë kohë të arrij gjysmë-shekullin,
Por mbart një shekull lamtumirash mbi vete
Çdo natë prek gjurmët e të dikurshmëve
Që ikjeve enden si lavjerrës
Pa u ndalur kund…
***
Këtu ku jam nuk pres askënd
Atje ku isha s’më pret askush,
Veç pritja gjurmon skutat e trupit tim
Dhe vazhdon gërmimin pa fund…
/QendraPress/