Çaste poetike me poeten;-Laureta MALAJ

EH ÇFAR JETË ..!

————————–

Eh çfarë jete na ra për pjesë,

u lodhëm shumë, dhe s’morëm shpresë,

punuam ditë, harruam veten,

rraskapitur ndërtuam jetën.

Me djersë shkuan ditët tona,

me plagë të fshehura nën ikona,

Sa net në heshtje kemi ngrirë

Sa zëra humbur në errësirë.

Sa duar zgjatëm e s’u kthyen

Sa ëndrra vetmit i mbërthyen.

E jeta shkoi, as e kuptuam

Me lot në heshtje ne e pranuam.

Ç’jemi në fund? Njerëz që s’u ndalëm

Që vrapuam pas kohës, por ajo s’na priti.

Tani sytë i hedh nga e shkuara që iku

dhe shoh një jetë që s’e kisha pritur.

Dëshirat u dogjën si letër në zjarr,

shpresa u shua në heshtje e varr,

Tani rijmë, me zemër të thyer,

me kujtime që jeta i kish rezervuar.

/QendraPress/