Çaste poetike me poeten;-Laureta MALAJ

LOTËT QË NUK KTHEHËN

———————————–

Të gjithë bashkë në një sofër

ishim mbledhur për gëzim.

Hodha sytë po të kërkoja

po ti s’ishe babi im.

Dhe në vendin që t’i uleshe

hodha sytë unë plot me mall.

Sa dhe lotët binin syve

dhe unë i fshija ngadalë.

Në pragun e shtëpisë time

aty ku isha fëmijë.

Me duket se ndonjëhere

do të gjej unë kur të vij.

Dhe tek porta kur më dilje

më prisje me dashuri.

Nuk harrohen gjithë kujtimet

për të shtrenjtët, at e bij!

S’të shikoj unë sot, o babi!

Të kujtoj edhe ndjej mall.

Më duket se ndonjëhere

kur të vij, do të gjej gjallë !

/QendraPress/