Çaste poetike me poeten;- Laureta MALAJ

RIMA QË KRIJOI FLUTURËN !
————————————
Pa u ndalur rrugës time
hapat lehtë unë seç i hodha.
Fjalët vinin si furtunë
edhe mendja s’thosh u lodha.
Nëpër zhurmë të mendimeve
gjeta vargun pa u ndjerë.
Edhe hapa zemrën time
ku dhe shpirti bëhej erë.
Ra një rimë në baçen time
Dhe një flutur e krijoi.
Seç e çeli zemrën time
buzëqeshje veç dhuroi.
Gjithçka erdhi pa kuptuar
si një dritë që të ndriçon.
Sa dhe vargu ngeli flutur,
një frymëmarrje që jeton.
/QendraPress/