Çaste poetike me poeten:-Laureta MALAJ

KTHEHU BIR I NËNËS !

————————————

Të shkruaj sot ,o biri im,

me fjalë shpirti, me mall trishtimi.

Sa vite shkuan ,sa kam jetuar,

tani kjo kohë ,më ka harruar.

Çdo ditë e pres ,të hapet dera,

të shoh fytyrën për të fundit herë.

Por koha ikën ,ç’të bëj e mjera,

çdo ditë më mbyllet e njëjta derë.

Koha vrapon si era në mal,

e harrove kthimin ,vallë do jem gjallë?

Dhe nëna pret ,me një plagë në zemër

të shohë sytë bir dhe të vetmin emër.

Sa shpejt o bir, e harrove nënën,

harrove krahët që të mbajtën ngrohtë.

Unë jam ende këtu mes ëndrrave që digjen,

kthehu bir i nënës ,se nëna s’duron dot!

LAURETA MALAJ. 11/12/2024.

/QendraPress/