Çaste poetike me poeten:-Laureta MALAJ

Vitet që ecin me ne !

——————————

Të bukura vite na ikën .

Të bukura vite do vijnë.

Ashtu siç ne e jetuam ,

dhe tani brenda zemrës ato rrijnë .

I morëm të gjitha me vete ,

dhe s’mundi njeri t’i ndaloj.

Me flokët tani krejt të thinjura,

me mall kujtimet i kërkoj.

E dimë se vitet mbas s’kthehen,

po ecim akoma me të .

Të bukura ëndërrime që jetuam ,

s’u shuan po flenë pa bërë zë.

Çdo rrudhë nuk mundet të fshihet ,

janë vitet ,që nuk e lejojnë të gaboj.

Buzëqeshja aq shumë jo nuk duket ,

e sheh se jeta dalëngadalë të harron .

/QendraPress/