Çaste poetike me poeten:- Laureta MALAJ.

Sa ëmbël vjen ky perëndimi
————————————–
Sa ëmbël vjen ky perëndimi
dhe dritën larg fillon e çon.
Ashtu si krahët e shtegtimit
vjen një çast dhe të mungon.
E pres që drita mos të shuhet
bashkë me yjet të qëndroj.
Edhe kur nata mos të duket
të hapi rrezet, dritë të lëshojë.
Anës detit të vështroja
yjet e qiellit që ishin shtuar
Një dëshirë do t’u kërkoja
Çdo gjë të bukur ta mbante zgjuar.
/QendraPress/