Çaste poetike me poeten: Lebibe ZOGIANI

UROJ ME MALLIN PËR TY

—————————————

Uroj me mallin për nënën time

Që nuk e mbaj mend si dukej

Por, më thonë se ishte engjëll

Aq shumë dashuri fali

Dhe Zoti e mori për vete.

Uroj me përqafimin

Përkëdheljen e saj të fundit.

-Mos ia prisni flokët!

I tha babait.

Me gjashtë lindjet e mia ta rrisni

Flokët t’ia krihni!

Uroj me besnikërinë e babait

Për mua, nëna më e mirë.

Uroj, për gjithë fëmijët në botë

Me aq dashuri të madhe

Vëllai dhe motre shqiptare

Të rritet çdo jetim!

/www.QendraPress.com/