Çaste poetike me poeten;-Leonora  N. LOKAJ

E shkuara është stuhi

———————————

Mbi kujtimet brinjëdala mos u preh

këngëtojnë

mallohen

tunden

si stuhitë mbi Kepin e Shpresës së Mirë

Mos e kthe kokën pas

afshi i fashitur përplas krahët

si shpend i zënë mes muresh të ftohta…

E shkuara është stuhi

Mos lejo mbrëmjet e mallëngjimit

të mbajnë pezull mbi yje

s’ka ditë

natë

lindje

as vdekje

që kafshon tashmen tënde

Lavdi

luftës

armiqve

humbjeve

dhimbjeve që kullojnë

puthjeve të vala

dhe përqafimeve me ujqër

që lënë nishana n’shpirt

Prishtinë

Fundverë, 2025

/QendraPress/