Çaste poetike me poeten;-Leta  NINA

DIALOG ME VETEN!

———————————

Të dashuroj në fshehtësi.

Pa e ditur njeri.

E dimë unë e ti.

Atje në errësirë.

Më pret ti.

Të dua s’më intereson ku shkoj.

Por vetëm të takoj.

Kjo zemër nuk ndalon.

Por vetëm të kërkon.

Pres takim

Ti je fillimi dhe fundi im!

&   &  &

KU JE!

————————-

Ku je lulja e bukur!

Pse po vonon!

Vrapo drejtë meje!

Dhe më gëzo!

Lëre migrimin!

Vendlindja të pret!

Eja e dashur!

Se po më tret!

Braktis gjithçka!

Atje larg!

Të pres unë!

Me krahë hap!

Sa po vuaj!

As vet se di!

Kthehu të lutem!

Të kam dashuri!

O moj dashuri!

Mi more mentë e kres!

Eja moj vajzë!

Ta kaloj këtë stres!

Ti më don!

Nuk po tradhton!

Bëj gjënë e duhur!

Më bëj të lumtur!

/www.QendraPress.com/