Çaste poetike me poeten;-:Liljana NDOI

Zogu ambicioz..

————————–

Ja ku vjen pagjumësia

,motori i orës është i bllokuar,

Sikur një merimangë i ka lidhur

akrepat me orën diellore,

Do doja një jetë të qetë ,

trafiku e fjalëve më mban zgjuar,

Koka si një kuti e mbushur

që përshkon çdo rrethore.

Është kutia ime e pavdekësisë,

plani im i pushimit në arkivolin tim,

Krahë të errët si shpata gjithë

natës më godasin në zemër,

Secili prej tyre një zog ambicioz

të bjerë nga lart në fluturim,

Dhe dëshiron të ndezë një shkrepëse në

kuzhinë e të sakrifikohet në emër.

Ai dëshiron të fluturojë mbi dorën e Mikelangjelos

 për t’u pikturuar atje në kasafortën,

Ai dëshiron të shpojë folenë e një grerëze

të dal prej saj me kokën e një hyjnie.

Ai dëshiron të marrë bukën dhe verën

për të lindur burrin që spërkati me gëzim vreshtën,

Ai dëshiron ti heq rrobat e tij të zeza ,

e të vesh shkëlqimin e Diellit ti jap hije.

Ai dëshiron të marrë leje ,duke dhënë e

shpërndarë mirësi të huajve,

Si në buton të bëhet në copa të

vogla të zemrës së tij për meze.

Ai dëshiron të vdesë duke u

shndërruar një pegaso me krah t’kuajve,

E të vrapoj drejt Diellit si një

diamant të shpërndaj rreze.

Ai dëshiron,..po unë dua..pse nuk fle..?!

O Zot i dashur, a nuk do të ishte mjaftueshëm

të doja vetëm një kafe?

Më duhet të marr një zog të ri dhe

një kuti të re pavdekësie ,

Ka mjaft çmenduri brenda sajë ,

me këto rastësie..

/QendraPress/