Çaste poetike me poeten;-Liljana NDONI

Mos ki frik..

———————————–

Nuk duhet të kesh frikë

për tu veshur bukur e të

të dalësh me miqtë e sinqertë,

Të qeshësh me zë të lartë e të mendosh mos bëra gabim ,e se mos më fletë?

Nuk ke pse të justifikohesh

dyshim kur sytë të qeshin ,atë moment ruaj,

Dhe të mendosh që është një hap i lirë në jetën tuaj

Asnjë njeri i tillë nuk ju përket , edhe nëse koha ju përqafon.

Çdo akt dhune është një plagë që nuk mbyllet dhe koha nuk e shëron,

Është klithma e të ndihehurit përpara uraganit dhe zëri jotë mbetet në erë ,

Një turp i skalitur në lëkurën e botës në trurin e mjerë.

Asnjë falje nuk do ta mbulojë brishësin kur shpirti sa i thirri Zotin në jehonë,

Është shenja e atyre që kanë humbur veten ,

që nga ai moment i turpshëm sot dhe përgjithmonë.

/www.QendraPress.com/