Çaste poetike me poeten:-Liljana NDONI

MALL DHE SHPRESË
———————————-
Eci me heshtjen më ka kapur prej dore e më shoqëron,
Dhe sytë u lodhën së kërkuari e heshtja nuk të lëshon,
Shpresa venitet, ka marrë pilula po fle nuk fluturon ,
Si të jetë anemike pa gjak nuk ka forcë që e zgjon,
Eci në botën e zhurshme tunduese pa zërin tënd,
Çdo frymëmarrje është bosh ,e ftohtë,në këtë vënd,
Si një natë pa hënë ku dhe retë dynden, yjet po mi end,
A do vish të më heqësh këtë errësirë të rënd?..
Dhe mëngjezi lind, e lind të prek lëkurën pas një mali ,
Dhe hapat shpejtë i fshin lënë dhimbje pas një malli,
Mbrëmja zbret,e zbret me ditën që mëngjezi e ka shkruar,
Qetësia është e thyer me shumë se flalët ,me lutjet e nënshtruar.
Mbi kokën time Hëna e lodhur duke më parë fshihet prej resë,
Bashkë dhe dashurit fshihen ,zvogëlojnë
hirin e e tyre ,sa larg i ndesh!,
Me një fjalë ,me një gjysëm fjale,a do vish po të pres?
Gëzim i shenjtë dashuri e shenjtë ver pasqyrë midis nesh…
/QendraPress/