Çaste poetike me poeten;-Liljana NDONI
Jeta dhe dashuria
—————————
Nuk di a do të takoj ty dashuri sa malli më ka marrë,
Dhimbjen mundohem sa e vura në gjumë,
Me butësi të pamundurën bëra vetë kamë qarë,
Por dhimbjet nuk flenë bashkë me mua rrinë.
Melankolia ka zënë bukurinë e pa dukshme,
Vetmia zinxhirët prangat mi ka mbërthyer,
Brenda mjegullës njerëzore e pa kapshme,
Dhe jashtë saj pashë të bukurën e dukshme që brenda ishte e thyer.
Qiellit dhe yjeve i flasë me to sikur të më kenë gjetur gjuhën e heshtjes,
Vallë e nesërmja a jeton kur ende ti jeton në mua dashuri?
Dashurin era ma largon duke lënë në sytë e mi lotët e mbetjes,
Unë dhe ti jemi kaq afër si Dhjetori e Janari dhe aq larg si Janari e Dhjetori ..
Më lëro duart nga ty melankoli ,mbërthyer nga zinxhirët e mendjes,
Në betejat e heshtura për të cilat askush nuk nuk e di,
Si tët quaj dashuri kur je veç plagë e gjurmë të dhimbjes?
Edhe se je kështu prapë dua të mbetem dashuri!..l
/www.QendraPress.com/