Çaste poetike me poeten:-Lina POLLO

Ata Sy

————————-

Në shikimin tënd, u futa si një skifter

E lash një cop shpirt, dhe dola menjëherë

U pendova shpejt, s’doja të dilja

Atë shikimin brënda, deshja të njihja

Vetëm nga një shikim, njihesh më shumë

Se syt e tua, flasin në heshtje dhe gjumë

Të hy brënda, një copëz vënd dua

Të mësoj dashurin, që ti ke për mua

Dhe pse pash pak, po pak fare

Prap në syt e tu, ti e kishe mbyll atë dritare

Cfar të bëj, i ziu un se di?

Kurr nuk do ta hap , dritaren e dashuris

Ke ata sy pash lot, edhe dhimbje

Më lër të lutem, të jem un ilac i gjith shërimeve

Më lër të dua, të lundroj brenda aty

Do të shëroj çdo plag,

që të shkëlqejn përsëri ata sy!

/QendraPress/