Çaste poetike me poeten;-Linda SHAQIRI

PASTHËNIE II

———————–

Nëse ndonjë varg shtrihet si rrënjë

në thellësinë e tokës së shpirtit,

atëherë kemi prekur përtej syve,

një takim të fshehtë,

një dritë që ndizet në errësirën e heshtjes.

Nga libri “Ju e dini emrin tim, por nuk më njihni mua”

&      &     &

NJË DITË DO TË MË NJOHËSH

———————————————–

Ndoshta jo sot.

Ndoshta as nesër.

Por një ditë do të kujtohesh për një fjalë timen,

për një ndjesi që të lëvizi pa arsye.

Dhe do të thuash:

“Ajo ka qenë këtu… gjithë kohën.”

Atëherë, ndoshta, do të më njohësh vërtetë.

/QendraPress/