Çaste poetike me poeten:-Linda SHAQIRI

LIBRI I JETËS

—————————

…lexoj në heshtje librin e jetës

Kaloj nëpër faqe, e nëpër rreshta

Çuditem dhe pyes pse?

Ky rrugëtim s’ka të ndalur!

E panjohur është rruga jote

Po aq sa edhe e imja

Nuk e sheh cakun nga të vjen goditja

Të shqelmon cepave të rrugës

Të shqyen zemrën nga kafshimi i ujkut

Me pranga në fyt të ngushton shpirtin

Por ti mos u vetmo!

Ngrehu me fuqinë e krijuesit tënde

Dy herë më i fortë se kurrë

Jo për mua, por për vete

Për Ty

Sepse ti je madhështia e kësaj bote

Ti ke një mision!

Mos iu përul ferrit të zjarrtë

I cili të dogji trup e shpirt

Ti mblidhe hirin nga copëzat e tua drite

Dhe bëhu si guri i çmuar Diamant

I cili verbëron syrin e çdo ziliqari

Sepse ti ke një rrugë një mision të ndritur

Diçka e madhe për ty po vjen!!!

/QendraPress.com/