Çaste poetike me poeten;-Linda SHAQIRI

JU MË PATËT GABIM

———————————

Më keni parë dhe më keni gjykuar,

Nga mënyra si ec,

Si hesht,

Si buzëqesh,

Si mos t’ju shikoj drejt në sy.

Më keni emërtuar e ftohtë,

e ndjeshme,

e tepruar,

Por askush s’u ndal të pyesë,

Çfarë më bëri kështu?

Ju më patët gabim…

Por unë nuk kam më as forcë t’ju bind,

Se nuk jam ajo që ju kujtoni…

/QendraPress/