Çaste poetike me poeten:-Lola MEÇAJ
Unë e di,
rruga jote është udha ime
Në sa gropa na plasi furtuna,
prapë numërojmë ditët e bukura fshehur yjeve
E di,
seeepseeee…
të shoh rreth meje dhe kur s’je,
mbi sipërfaqen e detit kur është zgjuar,
edhe kur fle.
Dashuria nuk u mbytka,
ngelet ta marrësh me vete,
sa e sa herë flas me ditën
edhe me natën kur (s)je