Çaste poetike me poeten;- Lola.MEÇAJ
Muzë e këputur
——————————
Ku ta gjej në të rrëmujshmen tënde një të çarë
të t’vendos një copë qielli të kaltër
U bë kohë me vargjet përtypur heshtur,
të dalin zhguallit s’di sa kohë m’u desh
Thua të jesh ti që ziejnë si llavë e fjetur!
Mos ma mbaj diellin peng,
lëshomë ca rreze trazuar me re
Kur bije muzgu mbyllesh tëndes guaskë,
unë qep tjetrën ditë grisur
Më mirë ik e mos m’u bëj përgjysmë zë,
përgjysmë dritë, pritë e vargut
Nëse s’më bëhesh dashuri,
bëhu muza mbi varg e shtrihu mbi
timen poezi
/www.QendraPress.com/