Çaste poetike me poeten:-Lola SHEHI

PENSIONISTI

————————————

Ende pa e vënë në buzë filxhanin e kafesë

Që kamerierja sybukur ia solli në tavolinë

Padurimthi nis rrëmon xhepin e xhaketës së vjetër

Nxjerr monedhat të paguaj porosinë.

Friket se nuk i mjafton llogaria

Njëherë i manget, e njëherë duket sikur i tepron

Me duart e mpakura që dridhen nga pleqëria,

Me vështrim prej loti, klientët rreth e rrotull numëron.

Do edhe një javë data e pensionit të ardhshëm!

Ky i këtij muaji,

Nuk e di deri në ç`datë do i mjaftojë

Përhumbshëm prek gishtat e numëron ditët e mbetura

Kafja,

Harruar e bërë akull,

Ka nisur të lotojë.

/www.QendraPress.com/